Sot mbahen homazhe e akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

Prishtinë | 24 Sht 2024 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë një vit nga rënie heroike e rreshter, Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit. Për nder të heroit dhe nën patronatin e Kryeministrit, Albin Kurti do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku. Ndërsa në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.

Të ngjashme