Konferenca përmbyllëse e Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, mbahet sot, duke shënuar kulmimin e katër viteve të përpjekjeve bashkëpunuese që synojnë rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të Sistemit të Drejtësisë së Kosovës dhe reformave përkatëse në drejtësi.
Në hapje të konferencës do të flasin Tomáš Szunyog, ambasadori i BE-së në Kosovë;
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë dhe Benjamin Strasser, sekretar Parlamentar i Shtetit, Ministria Federale e Drejtësisë, sipas njoftimit.
Më pas do të prezantohen arritjet e EUKOJUST nga IRZ- Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.
Ndërsa nga ora 17:10 do të mbahet paneli i diskutimit “Një sistem i drejtësisë më i shpejtë me mjete digjitale” – Si ndihmoi EUKOJUST në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe efektivitetit të drejtësisë në Kosovë. Panelistë do të jenë: Danijela Barišić, ambasadore e Kroacisë në Kosovë; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë; Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës; Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe ekspertët e EUKOJUST Arben Isufi, Cristian Nicoara, Volkmar Theobald.
Më pas, nga 17:35 mbahet paneli “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”. Kontributet e EUKOJUST-it në përmirësimin e kornizës ligjore dhe rregullative të Kosovës dhe
ndërtimin e kapaciteteve për ta zbatuar atë.
Panelistë do të jenë: Carin Lobbezoo, ambasadore e Holandës në Kosovë; Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë; Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë; Enver Fejzullahu, drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës; Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe ekspertët e EUKOJUST Alban Krasniqi, Alina Matache, Idlir Peci, Kristian Turkalj, Dragomir Yordanov.