Sot nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të fillojë konferenca rajonale Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.
Fjalët hyrëse në këtë konferencë do t’i mbajnë presidentja e vendit, Vjosa Osmani e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Përgjatë ditës në kuadër të kësaj konference do të jetë ky rendi i fjalimeve, diskutimeve e prezantimeve:
10:30
Fjalim mban Etilda Gjonaj, raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
10:40
Mbahet diskutim në panel: “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS”, moderuar nga Fatmire Kollçaku, anëtare e Grupit të Grave Deputete.
12:25
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban një fjalim
12:35
Mbahet diskutim në panel “Sfidat dhe zbatimi i Rezolutës 1325 me fokus te dhuna mbi bazë gjinore”, moderuar nga Albana Bytyqi, anëtare e Grupit të Grave.
15:15
Prezantohet hulumtimi për GPS në rajon dhe Kosovë.
16:30
Mbahet diskutimi në panel “Bashkëjetesa dhe toleranca”, moderuar nga Valentina Bunjaku, anëtare e Bordit të Grupit të Grave Deputete.