Sot mbahet “Marshi për Drejtësi”, pritet pjesëmarrje masive në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 00:23 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 2 prill, duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet “Marshi për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Marshi do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha subjektet politike (me përjashtim të LDK-së).

Në protestë do të jenë edhe organizatat e dala nga lufta, KMDLNJ, BSPK, AKB, shoqata e pensionistëve, e sindikata të punëtorëve.

Figura të rëndësishme po ashtu kanë konfirmuar se do të marshojnë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së.

Edhe artistë të mëdhenj kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kanë dalë në mbështetje të “Marshojmë për Drejtësi”.

Të ngjashme