E plotësuar:
Ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sot mbahet seanca dëgjimore për Cenën, mësohen emrat e të dyshuarve të tjerë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë për Koha.net se kanë dërguar kërkesën tek Gjykata Themelore që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Beka ka treguar për Koha.net se vendim i njëjtë është marrë edhe për dy personat tjerë të arrestuar që ishin bashkë me të. Ai tha se dy personat tjerë të arrestuar janë Nysret Shala zyrtar në Komunën e Rahovecit, dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie në Kosovë.
Shtoi se prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj e ka njoftuar për caktimin e masës për paraburgim ndaj 3 të pandehurve. Ajo ka treguar se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot, por ende nuk ka filluar.
“Gjyqtari paraprak është Jusuf Makolli dhe ai e mban seancën që pritet të mbahet sot”, tha Beka tutje për Koha.net.