Sot mbahet seanca e Kuvendit

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 08:02 | Nga

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e radhës, ku në rend dite janë 20 pika të cilat priten që të diskutohen.

Rendi i ditës:

 

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (për ratifikimin e kësaj marrëveshje kërkohen të paktën 80 vota “për”),
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, (Komisioni funksional për Legjislacion ka propozuar me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, shqyrtimi i parë dhe i dytë të behet në të njëjtën ditë në dy seanca plenare),
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë)  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore,
  • Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme