Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka bërë me dije se sot në orën 14:00 në Colmar të Francës do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.Koci ka thënë se kërkesa për ekstradim është e pabazuar dhe është një keqpërdorim i rëndë i së Drejtës Ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
“Haradinaj është liruar nga Tribunali i Hagës dhe të gjitha pretendimet e Serbisë janë reciklim i atyre akuzave. Ramush Haradinaj do të kthehet”, është shprehur avokati Koci.