Sot mbahet seanca ndaj dy të miturve të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, avokati: Familja s’po sheh drejtësi

Prishtinë | 24 Kor 2024 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Tomë Gashi, përfaqësuesi juridik i familjes Fejzullahu nga Podujeva, për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit që u rrah për vdekje nga dy të mitur, Lulzim Fejzullahu, ka njoftuar se sot do të mbahet seanca ndaj dy të akuzuarve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi është shprehur se pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim dhe në rivendosje, familja e viktimës nuk po sheh drejtësi.

“Rasti i vrasjes se rende te Lulzim Fejzullahut nga Besiana i moshes 18 vjeqare perseri ne gjykim. Pasi Gjykata e apelit e krheu rastin ne rigjykim dhe rivendosje sot ne Gjykaten Themelore ne Prishtine mbahet seanca ndaj dy te miturve te cilet akuzohen per vrasje te rende. Gjykata ka punet e veta por familja e Lulzimit nuk po shef drejtesi per kete vrasje kaq re rande e kaq trishtuese”, shkroi ai.

Ndryshe, ditë më parë Apeli ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë i akuzuar për vrasjen e rëndë të 18-vjeçarit ishte dënuar me 10 vjet burgim, ndërsa i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Të ngjashme