Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së re, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo sipas kryeparlamentarit Dimal Basha, u shty për pesë orë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, aty ku sot do thuhen fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Të ngjashme