Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhjen e radhës dy Komisione Parlamentare.
Në orën 11:00 do të filloj mbledhjen Komisioni për Integrime Evropiane, ku do ta bëjë shqyrtimin e Raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024 si dhe shqyrtimin e draft-planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.
Po ashtu në orën 11:00, do të mblidhte edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me këtë rend dite: Votimi i Raportit vjetor financiar i Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2023; Votimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023; Votimi i raportit vjetor financiar i Këshillit Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023; Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023; Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullativ të Shërbimit të Ujit për vitin 2023; Votimi i raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil për vitin 2023;Shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023; Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023; Formimi i Grupit punues për Projektligjin nr. nr.08/L-304 për Bankat; Miratimi i raportit të punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024 si dhe Shqyrtimi i draft planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor për vitin 2024.