Sot nga ora 14:00 mbahet takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë. Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.
Në takim do të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Këtë e ka bërë të ditur zyra e tij.
Në vend vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve me COVID-19. Të premten ishin raportuar plot 213 raste të reja.
Me gjithë numrin e madh, ka pasur thirrje për ndryshimin e masave që janë në fuqi e që për qëllim kanë luftën ndaj përhapjes së COVID-19. Një kërkesë të tillë të premten e kanë paraqitur edhe komunat e Kosovës. Ankesat janë të vazhdueshme nga gastronomia, sallat e fitnesit e palë të tjera të ndikuara.