Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Më poshtë rendi i ditës