Sot mblidhet Qeveria, këto janë disa nga pikat e rendit të ditës

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sot me fillim nga ora 10:00, ku do të ketë në rend dite 19 pika.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme