Te njerëzit e suksesshëm vihet re një dukuri interesante! Ajo se çfarë kanë arritur, të tjerët e shohin vetëm pjesën e bukur; plot arritje, shkëlqim dhe sukses, duke shpërfillur përpjekjet, mundin dhe gjithë vështirësitë apo durimin e qëndrueshmërinë që iu është dashur të tregojnë për të arritur deri atje.
Shembuj të tillë ka shumë sot dhe ata padyshim janë model për t’u ndjekur. Megjithatë disa frymëzojnë më shumë se sa të tjerët, për vetë faktin se i arritën të gjitha po vetë dhe ia nisën nga asgjëja, përcjell Telegrafi.
Oprah Winfrey
Regjisorja amerikane e ngriti gjithë karrierën e saj nga seksizmi dhe ngacmimi në punën e saj të parë televizive, nga ku u pushua përfundimisht, pasi ishte shfrytëzuar.
Sipas Forbes, Winfrey sot ajo renditet e pesta në listën e grave më të pasura të vetë-formuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e dymbëdhjeta në listën grave më të fuqishme në botë.
Aktore, regjisore, producente, ndërmarrëse dhe filantropiste, 61 vjeçares iu desh të duronte një fëmijëri në një lagje tejet të varfër dhe të rrezikshme, çka e ktheu në forcë dhe e përdor ende për të dhuruar qindra miliona dollarë në nisma edukative si shkollat apo kurset profesionale për vajzat në Afrikën e Jugut.
Kur aktori i Supermanit pësoi një aksident në një garë kalërimi, Christopher Reeve pësoi paralizë të përjetshme dhe jetoi pjesën e mbetur të jetës së tij në një karrige me rrota.
Aktori amerikan thotë se e kishte shumë të vështirë të pajtohej me jetën e re.
“Në mëngjes, më duheshin njëzet minuta për të qarë. Për t’u zgjuar dhe për ta bërë atë ndryshimin, duhet thjesht të thoni, ‘kjo vërtet po më thith’. Kështu për të mos i lejuar vetes ndjenjën e humbjes, ai e pranoi situatën por nuk u ndal këtu”, kishte thënë ai.
Mblodhi fonde bamirësie dhe krijoi Fondacionin Christopher & Dana Reeve. Gjithashtu bashkë-themeloi Qendrën Kërkimore Reeve-Irvine dhe bashkë-drejtoi filmin e komedisë sportive të animuar “Hero”.
John Paul DeJoria
Nga puna e tij e parë në moshën 9 vjeçare kur shiste gazeta dhe kartolina, për të kaluar nëpër shtëpitë e strehimit para se të bashkohej në radhët e një bande ushtarake, deri sa në fund përfundoi si i pastrehë 22 vjeçar, për John Paul DeJoria jeta ka qenë luftë.
Kështu për të mbijetuar iu desh të fillonte punë si portier, më pas shitës derisa u pranua në një kompani profesionale të kujdesit të flokëve “Redken”.
Me ndihmën e një huaje prej 700 dollarëve nga miku i tij Paul Mitchell, në vitin 1980 investoi tek Paul Mitchell Systems.
Pas sukseseve të shumta kompania arriti një qarkullim vjetor rreth 900 milionë si dëshmi për cilësinë e produkteve, të shitura në më shumë se 150 mijë sallone bukurie në 87 vende të botës.