Analisti politik, Gazmir Raci, ka bërë të ditur që sot nga ora 12:00 në sheshet e Prishtinës, të marshohet kundër mos liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Marshojmë Për Liri të Lëvizjes” thuhet në eventin e organizuar nga ia në Facebook.
Raci gjatë ditës së djeshme ka thënë se marshi do të bëhet me biçikleta në sheshin e Prishtinës.
Samiti mes liderëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani, ka përfunduar dje pa asnjë rezultat konkret. Pritjet e kosovarëve për këtë samit ishin të mëdha, meqë shpresohej për liberalizim të vizave.
Presidentja Osmani tha se ka marrë deklarata pozitive për liberalizimin e vizave edhe nga shtetet që deri më tani ishin skeptike.
Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të vazhdojë edhe sot në ditën e tij të dytë.