Sot në Shqipëri mot me vranësira e shi

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Moti ditën e sotme në Shqipëri do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën veriperëndimore dhe pjesërisht në atë qendrore.

Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit, më pas do të ndërpriten, raporton Atsh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e para të ditës.

Era do të vijojë nga kuadrati i Jugut 2-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme