Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë vendin. Në Alpe dhe malësitë në lindje të vendit në lartësitë mbi 800 metër parashikohet reshje dëbore.
Sipas Shërbimit Metereologjik, era me drejtim juglindje-jugperëndim varion 1-15 m/sek. Mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 1°/11°C
Vendet e ulëta 5°/18°C
Vendet bregdetare 4°/17°C.