Sot nis protesta e qytetarëve që mundësojnë transportin ndërqytetas

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme në të gjithë vendin do të pezullohet transporti ndërqytetas. Përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas i kanë rikujtuar ministres Belinda Balluku që të reagojë sa më parë në lidhje me kërkesat e tyre. 

Operatorët kërkojnë që të krijohen stacione të ndërmjetme mbi bazën e marrëveshjeve midis operatorëve, të luftohet konkurrenca e pandershme dhe të pezullohen gjobat e vëna padrejtësisht.

“Miratimin e stacioneve të ndërmjetme, përgjat intinerarit të linjës, siç parashikon 83/08 dhe udhëzimi 56/28. Përcaktimi i këtyre stacioneve bëhet duke vendosur interesin kryesor të udhëtarëve dhe mbulimin në shërbim të zonave që nuk kanë linja ndërqytetase. Këto stacione do të shërbejnë dhe për qytetarët që nuk kanë shërbim për orare të caktuara. Ne kërkojmë pezullimin e gjobitjes së automjeteve  deri në miratimin  estacioneve të ndërmjetme pasi po dëmtojnë ekonomikisht të gjithë operatorët dhe po i çojnë drejt falimentit. Së treti kërkohet ndëshkimi i mjeteve të paligjshme të cilat operojnë në mënyrë të paligjshme paralelisht me operatorët e rregullt.”

Përfaqësuesit e shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Leonard Shanaj dhe Eneo Sulejmanaj i kanë dorëzuar Ministres 10 ditë më parë kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare dhe i kanë lënë afat deri në 15 prill por edhe pse jemi vetëm një ditë para Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke rrezikuar në këtë mënyrë  që të paralizojë të gjithë transportin ndërqytetas në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme