Kjo e hënë e 2 shtatorit do të shënojë hapja e sesionit të ri parlamentar. Në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi nga Partia Socialiste, Gazment Bardhi nga Partia Demokratike, Mesila Doda nga “Demokraci dhe Integrim” dhe Agron Duka nga “Aleanca për Ndryshim”.
Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë: