Sot nis zbatimi i ligjit për “Amnistinë Penale” që u miratua në 4 prill me 110 vota në Parlament.
Nga ky ligj përfitojnë 3800 të dënuar ne total, ku 1 mijë e 100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 mijë e 700 persona në shërbim prove.
Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo amnisti do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.
Sipas zv.Ministrit të Dretjtësisë, Klajd Karameta në një intervistë dhënë për RTSH ditë më parë, bëri me dije se përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.
Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.
Amnistia shtrin efektet në vetëm 5% të veprave penale që ka Kodi Penal, ndërsa 95% të veprave të tjera nuk do të jenë në efektet e amnistisë.
Ulja e dënimit dot të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese. Për vepra të lehta penale amnistia shtrihet vetëm për kundërvajtjen penale që është 2 vjet.
Nga ndjekja penale me këtë amnisti do të përjashtohen të gjitha kallëzimet për disa lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31 mars 2024. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.
Përmes kësaj amnistie përfitojnë nga falja totale e dënimit burrat e dënuar me katër vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese do jenë ato që kanë deri në pesë vite dënim.
Karameta ka deklaruar se për protestuesit që përfshihen te amnistia do të bëhet dhe një vlerësim për veprat penale që ata kanë kryer.
“Tubimi i paligjshëm është një vepër penale, ndërkohë që ata kanë kryer vepra penale kundër jetës ose plagosja e efektivit të policisë ose shkatërrimi siç e përmendët edhe ju janë parë me restriktivitet sepse është një kualifikim, është një cilësim, është një vepër e kualifikuar e cila ka një energji kriminale shumë më të madhe se sa vepra e parë”.
20 persona lënë sot ambientet e paraburgimit në Vlorë, 5 përfitojnë ulje dënimi
25 persona përfitojnë nga amnistia penale në paraburgimin e Vlorës. Në ambientet e IEVP Vlorë ndodhen 35 persona që vuajnë dënimin pasi kanë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat.
Nga këta 20 persona lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 përfitojnë ulje dënimi.
Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona. Kjo e konfirmuar pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë./rtsh