Sot përfundon afati për aplikim të partive për zgjedhjet për Kuvendin e Zveçanit e Leposaviqit, vetëm PDK ka dorëzuar listën me 16 kandidatë

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 2 dhjetor, në orën 16:00, përfundon afati për subjektet politike që të paraqesin aplikimin e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ditën e fundit të afatit, vetëm një subjekt politik, Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar listën me emrat e 16 kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kuvendit Komunal të Zveçanit.

Krahas përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 25 dhjetorit për dy kuvendet komunale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.

Të ngjashme