Sot pritet të testohet një rast kontakti me Coronavirus nga komuna e Gjilanit

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Nga komuna e Gjilanit sot pritet të testohet vetëm një rast për koronavirus, i cili është kontakt i ngushtë familjar. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli i tha Gazetës Express se po ashtu dy raste kontakti nga Zvicra dhe një rast tjetër kontakti në Kosovë por i panjohur se nga ka ardhur janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.

Të dhënat e fundit e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të publikuara mbrëmë kanë shënuar  edhe 36 raste të reja me COVID19.

Të prekurit janë nga  pjesë të ndryshme të vendit. Të gjitha mostrat e marra para dy dite dhe dje, nga Komuna e Gjilanit, të gjitha kanë rezultuar negative.

Tri raste pozitive nga kjo komunë janë ritestuar dhe kanë rezultuar negative dhe me shërim të plotë.

Ndërkaq sot pritet të testohet një rast për Covid-19 nga komuna e Gjilanit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, i tha Gazetës Express se tri raste të tjera kontakti që janë testuar, dy nga Zvicra dhe një në Kosovë kanë dalur negative.

“Gjithashtu vlen me u përmend që 3 raste kontakti, dy nga Zvicra dhe një në Kosovë ende jo i njohur nga ka ardhur kanë dalur negativ”, i tha Ismajli Gazetës Express të enjten.

Nga komuna e Gjilanit, 10 raste me test pozitiv me COVID19, 3 janë në shërim të plotë, ndërsa kanë mbetur edhe 7 raste në trajtim deri në shërim përfundimtar.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka deklaruar se pako e masave të reja është duke u zbatur plotësisht në Gjilan.

“Jam shumë i lumtur që masat e prezantuara nga Komuna e Gjilanit në këto 34 ditë, kanë dhënë efektin e madh të parandalimit të përhapjes.Ndërkohë, pako e masave të reja është zbatuar në plotni. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të shtetit sepse, po e përsëris, mund t’i vije puna që pandeminë ta kaloni në burg”, ka deklaruar Haziri.

Klinika Infektive ka njoftuar sot për vdekjen e 10-të nga koronavirusi në Kosovë, të një pacienteje 71 vjeçare e cila kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Deri më tani në nivel vendi janë 423 të infektuar, 71 të shëruar dhe 10 të vdekur nga epidemia Covid-19.

Të ngjashme