Sot testohen 37 zyrtarë policorë nga Prizreni

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Prizren janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se të infektuarit e ri janë familjarë të një punëtori të një fabrike që ishte infektuar disa ditë më parë.

Haskuka thotë se gjatë fundjavës së kaluar në Prizren janë bërë mbi 300 teste për shkak të numrit të madh të kontakteve që kanë pasur policët e infektuar të stacionit “alfa”.

Ai ka treguar se sot do të bëhen 37 teste të reja për zyrtarët policorë.

Haskuka thotë se është lajm i mirë që rreth 100 policë të testuar që kanë qenë në vet izolim kanë rezultuar negativ.

I pari i Prizrenit i ka lutur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK në mënyrë që sipas tij t’i ndalet hovi coronavirusit në këtë vend.

Të ngjashme