Reperi shqiptar ishte ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë nga Policia e Kosovës.
Arsyeja e arrestimit të reperit ishte një urdhër nga Gjykata.
Noizy nuk qëndroi gjatë në Polici dhe u lirua teksa e tregoi edhe vetë duke i bërë disa postime në rrjete sociale.
Në storien e tij në Instagram, reperi ka shkruar se ka një respekt maksimal ndaj Policisë së Kosovës për faktin se ata janë sjellur mirë me të gjatë arrestimit.
Kujtojmë se sot u raportua se këngëtari i lartëcekur është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 2000 mijë eurosh.