Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, shënoi 29 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i degës, njëherësh nënkrytari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu përshëndeti të pranishmit duke thënë se “…sot dua të flas direkt, pa fjalë të mëdha e lavdërime, që i shkojnë përvjetorëve, siç është ky i sotmi, kur shënojmë 29 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, partisë së parë demokratike jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Evropën Juglindore. LDK u formua nga pjesa më e ditur, më e ngritur dhe më e moralshme e shoqërisë kosovare.”
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, në fjalimin e tij përshëndeti llapjanët për fitoret e njëpasnjëshme në krye me kryetarin Veliu duke i rikujtuar edhe bashkëpunëtorët të jerë më të afërm llapjan të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova si Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Presidenti Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni, Agim Kika, e shumë të tjerë. Llapi për 29 vite është Llapi i fitoreve të LDK-së!