Mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së kryetarit të Ranillugut Gradimir Mikiq do të mbahet sot në Qendrën Kulturore në Ropotovë të Madhe nga ora 11:00.
Ndërkaq, funerali është planifikuar të mbahet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Ropotovë e Madhe.
Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ranillugut Sasha Aleksiq vdiqën të premtën në një aksident trafiku pranë Nishit.
Aleksiqit iu dha lamtumira e fundit një ditë më parë.