Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, ku do të vendoset se kur kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të jetë në interpelancë për situatën e krijuar në Mitrovicë, si dhe për përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.
Poashtu në këtë takim me shefat e grupeve parlamentare, pritet të vendoset se kur do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
Mbledhja e Kryesisë mbahet në orën 10:00.