Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën ku do të shqyrtohen katër pika të rendit të ditës.
Siç njofton Kuvendi, seanca e sotme do të jetë vazhdim i seancës të së premtes, ku pritet të miratohet edh Rezoluta për murin e Mitrovicës.
Rendi i ditës:
Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike,
Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.