Partitë politike në veri janë bërë bashkë, ku bartës i listës së këtij koalicioni është Skender Sadiku.
Në lidhje me këtë, analisti Nexhmedin Spahiu në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se një bashkim i tillë është shumë i rëndësishëm dhe se kështu mundësia për të dal në zgjedhje do të jetë më e madhe.
“Mundësia për të dal më shumë në zgjedhje është më e madhe dhe gjithashtu edhe mundësia për përfaqësim, pasi tani nuk ka askush arsye për të dal në votime, nëse dikush nuk del është tradhëtar”, tha Spahiu.
Ai e cilësoi bartësin e kësaj liste si të duhurin për këtë pozitë.
“Skender Sadiku është kandidat meritor, shpresoj që shembulli i Mitrovicës Veriore të ndiqët në të gjitha komunat”, tha ai.
Spahiu gjithashtu shtoi se të gjitha partitë politike, me përjashtim të Vetëvendosjen që në herën e parë janë pajtuar me këtë ide, madje pa vënë kushte.