Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar çështjen e kthimit të ‘’Trenit rus’’ në Beograd, i cili ishte nisur për në Kosovë saktësisht në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Spahiut, sjelljet e fundit të Serbisë duke iu referuar rastit të trenit ku mbante dhe mbishkrime prvokouese, janë vetëm një paralojë.
Në një status të publikuar në rrjetin social facebook, Nexhmedin Spahiu ka thënë se loja e vërtetë fillon pas kësaj vepre.
‘’Ndalja e trenit është OK po mos u hallakatni se kjo është vetëm paraloja. Loja e vërtetë fillon pas kësaj’’ është shprehur ai.
Veç tjerash disa ditë më parë Spahiu kishte deklaruar se Serbia bashkë me trenin do të zbarkojë në Kosovë dhe rreth 50 tankse.