Spahiu: Tani, rasti më i përshtatshëm që qeveria ta kthejë krytë kah veriu pak më seriozisht

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, po vlerëson se tani është rasti më i duhur që qeveria e Kosovës, të kthejë vëmendjen më seriozisht tek veriu i vendit.

Kjo meqë Kosova gjendet në prag të zgjedhjeve lokale të cilat janë paraparë të mbahen më 17 tetor të ktij viti, njofton Klankosova.tv.

”Kish me qenë mirë që në Kosovë të bëhen sa më shumë zgjedhje. Sa i përket komunës jugore, asnjëherë nuk ka munguar kjo fryma e bashkëpunimit dhe kujdesit”.

”Është rasti më unikal, dhe rasti më i përshtatshëm që qeveria qendrore të kthejë krytë kah veriu pak më seriozisht sesa që ishte deri më tani”.

Ndërkaq lidhur me ftesën e Armend Agollit që të ketë takim mes kundërkandidatësh në veri, Spahiu pohoi se është mesazh i dyfishtë.

”Është një mesazh së pari për garën demokratike brenda për komunën jugore, dhe mesazh i përkrahjes për listën e përbashkët e cila është për komunën veriore të Mitrovicës”. Lista e përbashkët ka qenë ide e Skënder Sadikut, e kamotshme për komunën veriore të Mitrovicës”.

Të ngjashme