Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka reaguar pasi Qeveria pas takimit me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se këta të fundit kanë mbështetur Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.
SPAK deklaron se janë të shokuar dhe se distancohen nga qëndrimi i Hykollit.
Kjo sindikatë ka thënë se ligji për Zyrtarë Publikë është kundërshtuar “jo vetëm nga sindikatat por edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare”.
Të premten Kurti u takua me Hykollin dhe pas takimit Qeveria në një njoftim kishte thënë se BSPK e mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.
“Pas raportimit nga mediat për takimin Kryeministrin e Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve atij për zyrtar publik dhe ligjit te pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar te diskutoj për këtë temë.” deklaruan SPAK-u
“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks te veçantë atë te zyrtarëve publik nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë , organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republiken e Kosoves ne fushën e legjislacionit por gjate ditës edhe vet misioni i BE. SPAK -u pret sqarim zyrtar nga ana juaj lidhur me qëndrim tuaj!”, u tha tutje në njoftim.