Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.
Avokati i Berishës kërkon pezullimin ose shtyrjen e seancës, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kanë depozituar padinë, raporton Tch.
Sipas tij, prokurorët e posaçëm duan të riparojnë shkeljet që kanë bërë në shkallën e parë.
Por kjo kërkesë u hodh poshtë me votim të anëtarëve të Këshillit.