SPAK s’e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prishtinë | 17 Dhj 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në seancën për buxhetin.

Vendimi është marrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë.

SPAK argumenton se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon një mundësi të tillë. Referuar ligjit SPAK thotë se lejet e veçanta për të paraburgosurit jepen vetëm në raste të përcaktuara shprehimisht, si sëmundje të rënda që rrezikojnë jetën e familjarëve, ngjarje të rëndësishme familjare (vdekje, lindje, martesë) apo dhënie provimesh nga vetë i dënuari.

Të ngjashme