Raportohet se Spali synon ta transferojë portierin e Atalantës, Etrit Berisha.
Por, kjo vetëm nëse nuk mbahet i huazuari nga Sportingu, Emiliano Viviano.
Gianluca Di Marzio raporton se tashmë Spali ka hapur bisedimet për transferimin e Berishës.
30 vjeçari u transferua në Atalanta nga Lazio në vitin 2016, dhe luajti vetëm 22 ndeshje në sezonin që lamë pas, duke e humbur vendin e titullarit nga italiani, Pierluigi Gollini.