Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar planet për bartjen e detyrueshme të maskës në ambientet e jashtme në përgjigje të një rritjeje dramatike të rasteve nga COVID-19.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rregulli u hoq vetëm gjashtë muaj më parë, por Spanja pa një rekord të rasteve të martën duke regjistruar më shumë se 49 mijë infeksione.
Varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rajoni është sërish në epiqendrën e pandemisë.
Në Spanjë, varianti besohet se përbën pothuajse gjysmën e infeksioneve.
Sanchez, iu tha udhëheqësve rajonalë se masa për maskën do të bartet te ministrat dhe do të nënshkruhet në ligj para Krishtlindjeve. Ai gjithashtu njoftoi një përshpejtim të programit për dozat përforcuese të vaksinave me përfshirje më të madhe nga ushtria.