Spanja lehtëson masat, lejon daljen e fëmijëve nga shtëpitë

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria spanjolle ka lehtësuar masat për fëmijët që ishin të ngujuar në shtëpi që prej 14 marsit si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Pedro Sanchez synon që të lehtësojë masat më 27 prill me qëllim që fëmijët të mund të dalin për të marrë ajër të pastër.

Vendimi i qeverisë vjen pas lutjeve të qyteteve që fëmijët të lejoheshin të dilnin jashtë shtëpive për një kohë të caktuar. Sidoqoftë, izolimi kryesor është ende në funksion.

Të rriturve u mundësohet dalja vetëm për të blerë gjëra ushqimore dhe ilaçe.

Në Spanjë kanë vdekur 20 mijë persona dhe 200 mijë të tjerë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Të ngjashme