Spanja premton miliona euro për të ndihmuar ishullin La Palma pas shpërthimit të vullkanit

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Spanja do të ndajë më shumë ndihma për ishullin La Palma, pasi shpërthimi i një vullkani La Palma më 19 shtator shkatërroi shtëpi dhe biznese që operonin aty.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në vizitën e tij të pestë në ishull që nga shpërthimi i vullkanit muajin e kaluar, tha se Qeveria e tij do të miratonte legjislacionin që do të dërgonte miliona euro ndihmë për ata persona që kanë nevojë.

Qeveria e Sanchez i ka caktuar tashmë 63 milionë euro për të ndihmuar këtë ishull, ndërsa me gjashtë milionë tjera janë ndarë për industritë lokale të bujqësisë dhe të peshkimit.

Rrjedhat e lavës nga shpërthimi në kreshtën vullkanike Cumbre Vieja kanë dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 2,100 ndërtesa, kryesisht shtëpi dhe ferma. Rreth 7,500 banorë janë dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Të ngjashme