Spanja të martën e ka shënuar numrin më të ulët të infektimeve të reja për periudhën njëditore në dy muajt e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë u shënuan vetëm 594 raste të reja të koronavirusit dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 228,030 persona.
Përpos rasteve të të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 176 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 26,920.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Spanja është e treta në botë për numrin e të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, dhe e katërta për shifrën e viktimave, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Ndryshe, qeveria spanjolle ka dhënë urdhër që të gjithë udhëtarët e ardhur nga vendet e tjera të vendosen në karantinë dyjavore si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Personat e ardhur nga jashtë do të jenë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur dhe do të kenë të drejtë të dalin vetëm për të blerë ushqim dhe për vizita mjekësore, shkruan “Reuters”.