Policia spanjolle e ka kapur një anije me rreth tre tonë kokainë në ishujt Kanare.
Droga ishte e fshehur në rezervuarin e karburanteve.
Pesë persona, katër turq dhe një gjeorgjian kanë rënë në prangat e autoriteteve.
Pesha e saktë e drogës ishte 2 mijë e 900 kilogramë dhe ishte gjendur në anijen e peshikimit, raportojnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv.
Sipas informacioneve nga policia spanjolle anije vinte nga Afrika e Jugut.
Vlera e narkotikëve kap shumën prej 72 milionë eurove.
Spanja është një vendet kryesore prej ku futet droga në Evropë.
Kjo për shkak të afërsisë së këtij vendi me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina.