Asnjëri nga tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, nuk ka pranuar fajësinë, raporton Ekonomia Online. Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë thënë se ndihen të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.
Spasojeviq, ka thënë tani për tani nuk dëshiron që të deklarohet rreth fajësisë. “Tani për tani nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”, tha ai.
Edhe i akuzuari Vladimir Toliq, tha se nuk dëshiron që të deklarohet rreth fajësisë. “Tani për tani nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”, tha Toliq.
Ndërsa i akuzuari Dushan Maksimoviq, ka thënë së deklarohet i pafajshëm nga aktakuza nga e cila ngarkohet. “Unë deklarohem se nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje më këtë aktakuzë të cilën ngarkohem”.
Gjyqëtari i çështjes, Arben Hoti, ka thënë se pas deklarimit të tre të akuzuarve, ata kanë afat 30 ditë që të ku dështojnë aktakuzën
“Gjykata konfimr nenit udhëzon të pandehurit se ne afatin prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtimin”, ka thënë ai.
Prokurori i shtetit Naim Abazi, ka lexuar edhe aktakuzën për tre te pandehurit, raporton EO.
“Të pandehurit duke vepruar sipas parapërgatitjeve kanë tentuat ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.
Më 11 shtator Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë. Si rezultat i dhunës së përdorur u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.
45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.