Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike.
Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe.
Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurt, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin.
“Nuk kemi çare”, thoshte Hashimi; “S’patëm çare”, paska deklaruar sot pasuesi i tij besnik dhe vasali më i ri nënshtruar racistëve politikë gjermanë e evropianë. Nuk paska patur çare sepse ‘nuk futemi ndryshe në KiE’ paska thënë qyqari 🤮. Populli ka nevojë për liri, për të drejtë jetese në trojet e veta, për vetëvendosje – jo për koncesione idiotësh e marrëveshje që cungojnë e mbyllin çdo shteg drejt përparimit të vendit e kombit.
Gjenerata e gjenerata do të na mallkojnë votën që ia kemi dhënë këtij imbecili politik! Gjaku i Adem Jasharit e mijëra dëshmorëve na mallkon sot! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje një çast e më parë, dhe populli t’ia tregoj vendin këtij hipokriti injorant siç ia ka pas treguar jugosllavistëve të para luftës e neo-vasalistëve të pasluftës. Në të kundërtën, le ta mbajmë në supe vulën e poshtërimit e tradhëtisë, damkën e qyqarllëkut e dështimit.