SPD vendos sot për koalicionin me Angela Merkel

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 11:08 | Nga

Fati i kancelares gjermane, Angela Merkel, do të bëhet më i qartë sot pasi Social Demokratët të qendrës së majtë (SPD) në Gjermani, do të votojnë sot nëse do të ndjekin një marrëveshje koalicioni për ndarjen e pushtetit me Unionin Kristian Demokrat (CDU), transmeton Klan Kosova.

Anëtarët e lartë të SPD-së kanë thënë më 20 janar, pak para mbajtjes së kongresit special në qytetin perëndimor Bon, se janë të bindur që partia do të miratojë nisjen e bisedimeve zyrtare me CDU-në.

Lideri i Unionit Kristian Social, Horst Seehofer, ka thënë se kundërshtimi i SPD-së do të ishte “katastrofë politike” për Gjermaninë.

Gjermania është përballur me pasiguri politike prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në shtator të vitit të kaluar.

Në këto zgjedhje ka pasur ulje të përkrahjes për partitë kryesore në krahasim me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që sipas kritikëve ka qenë rezultat i politikave të Merkelit për refugjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme