Specializantët mjekësorë kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Paralajmërimin për radikalizim të masave, ky grup protestuesish e bënë gjatë protestës së djeshme para MSh-së.
Ata po protestojnë për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Arianit Zajmi, nga këshilli organizativ, dje paralajmëroi “radiaklizim të masave” nëse nuk merren parasysh kërkesat.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka dalë para protestuesve.
Mirëpo, Arianit Zajmi, organizator i protestës, tha se Sekretari nuk u tha asgjë atyre.
Ai paralajmëroi vazhdim të protestave ditëve të vijim.