Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar specializantët në Klinikën e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.
Zemaj aty ka kërkuar nga specializantët e rinj që të bëhen emra të përveçëm sikur mjekët e tyre.
“Zgjata e procesit të specializimit në sipërfaqe ka qitur dy obligimet tona dhe është me rëndësi që janë vonuar baza të forta që ju mos të keni probleme në të ardhmen”.
“Unë besoj që gjithë atë mund që e kanë dhënë familjet e juaja, e tash edhe në klinikë të bëheni emra të përveçëm, shfrytëzoni këto mundësi në aspektin subjektiv”.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismajli, tha se kanë pasur mungesë të stafit, raporton EO.
“Sot është ditë e madhe ku grupit të specializantëve të gjinekologëve u janë shtuar një numër i madh”.
“Kjo është punë e madhe që e keni marr ju në këtë kohë, edhe meritat ju takojnë juve dhe gjithë MSh-së”.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi ka thënë se Zemaj ka ndaluar mbylljen e reparteve pasi që ka pasur mungesë të kuadrove.
“Është kënaqësi e madhe kur njeriu sheh një numër kaq të madh të specializantëve të rinj që janë bashkangjitur”.
“Kemi pasur me dhjetëra reparte kur është rrezikuar mbyllja e tyre ku ka pasur mungesë të kuadrove, por me këtë veprim ju e keni ringjall”.
Labinot Shahini kryetar i bordit të Specializimit, e ka quajtur lajm fillimin e specializimeve në QKUK.
“Ne i kemi kuptuar doktorët e rinj për kërkesat e tyre, shumë prej juve po e shihni që është mbi ngarkesë e madhe, por kjo ka qenë e detyrueshme edhe është dashtë që të ju mundësohet krejt doktorëve mundësia e dhënies së shkollimit specialsitik”.
Edhe specializantët kanë falënderuar ministrin Zemaj për mundësinë që ju është dhënë për shkollim specialistik.
Zemaj në vazhdën e vizitave në Klinikat e QKUK-së ka takuar edhe specializantët e Klinikës së Pulmologjisë.