Specialja cakton një gjyqtar për mbikqyrje të zbatimit të vendimit për kompensim

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Përmes një gjykatësi të vetëm, Specialja do ta mbikëqyr zbatimin e vendimit për zhdëmtim të viktimave në rastin e ish kreut të UÇK-së, Salih Mustafa. Njohësit e drejtësisë tërë këtë proces e shohin si problematike.

Zhdëmtimi i 8 viktimave në rastin e ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, do të mbikëqyret nga Gjykata Speciale.

Ky institucion ka emëruar një gjykatës të vetëm që për një periudhë një vjeçare do ta ketë nën vëzhgim zbatimin e zhdëmtimin të viktimave, që kap vlerën e 207 mijë euro.

Nga Specialja po ashtu është caktuar edhe trupi gjykues që do të vendosë për ligjmërinë e vendimit dënues prej 22 viteve.

E kjo çështje, sipas Astrit Kolaj nga IKD, do ta mbajë pezull edhe zhdëmtimin e viktimave.

Si problematikë në tërësi, nga avokati Kadri Osajh, shihet zhdëmtimi i viktimave nga Kosova, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Mustafa fillimisht u dënua me 26 vite burgim, por që me vendim të apelit, u zvogëlua në 22 vite.

Të ngjashme