“Specialja është diskriminim për Kosovën”

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 10:34 | Nga

Ish-gjyqtari i Tribunalit të Hagës, Wolfgang Schomburg krijimin e Gjykatës Speciale e ka cilësuar si diskriminim për Kosovën.

“Unë shtroj pyetjen, se ndërkohë që edhe në ICTY ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës”

” Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese”, ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Wellen, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme