Avokati Tomë Gashi ka thënë se as zyrtarët tjerë të lartë në vend nuk duhet të befasohen nëse marrin ftesë nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se këtë gjykatë Kosova e ka dhuratë nga deputetët e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi së fundmi kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, ku do të paraqiten javën e ardhshme. Pos tyre, nga kjo gjykatë mund të ketë ftesa edhe për zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, ndonëse disa ftesa të reja për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, por të cilat ende po mbahen fshehtë.