“Specialja i kërkon edhe koordinatat e varrit të babait”- Mujku shpjegon procedurat e gjykatës

Prishtinë | 18 Mar 2025 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja Rina Mujku ka thënë që ka mundësi që ish-presidenti Hashim Thaçi të vijë këto ditë në Kosovë, ndonëse nuk iu dha leja për të qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij, Haxhiut.

Mirëpo, Mujku foli për rigorozitetin e Speciales sa i përket kësaj vizite, duke thënë që ata ia kërkojnë edhe koordinatat e varrit të babait.

“Ajo që duhet të bëjë z. Thaçi në këtë rast është që t’ia tregojë regjistrit edhe prokurorisë po ashtu edhe koordinatat gjeografike se ku ndodhet varri i babait të tij për të ardhur edhe për ta vizituar”, ka thënë Mujku në Rubikon të Klan Kosovës.Duhet të jetë vetëm në shoqërinë e rojave të EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale, dhe të asnjë familjari tjetër”, vijoi mes tjerash Mujku.

Të ngjashme