Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.
“Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane.
Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne”.
“Lufta e UÇK ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.